Këshilltari i Ramës, Endri Fuga replikon me gazetarin e “Huffington Post”
Një shkrim i botuar sot në “Huffington Post” nga gazetari Luke DCoffey hidhte dyshime për lidhje mes institucioneve dhe grupeve të trafikut të drogës. Gazetari shkruan se furnizimi që Shqipëria po i bën Evropës e më gjerë po bëhet problem.
Drejtori i Komunikimit të Qeverisë Shqiptare, Endri Fuga, ka replikuar me gazetarin DCoffey në Twitter, duke i cituar raportin e Guardia Di Finanza që u publikua sot.
Fuga replikon duke thënë: “Sipas raportit të sotëm të autoriteteve italiane, policia shqiptare ka shkatërruar 99,8% të bimëve të kanabisit. Që nga 2013 falë luftës së policisë në asgjesimin e kanabisit, zonat e plantacioneve ka rënë.“ Duke ju referuar raportit Fuga shton në replikën ndaj gazetarit se “Kanabisi është mbjellë çdo vit. Por nëse deri në vitin 2013 shkalla e shkatërrimit ishte 1-7% në vit, gjatë 3 viteve të fundit ajo ka qenë 99%.”
Në fund drejtori i komunikimit të qeverisë e mbyll duke i thënë gazetarit të Huff Post se “duhet të flasë më fakte dhe jo mbi opinione. Krahasuar me vitin 2013, zona e plantacioneve të kanabisit është 35% më i vogël. Përsëri, këto janë fakte jo mendime!”,- shkruan Fuga.
Since 2013, thanks 2 the Albanian police cannabis plant destruction has increased, while area of plantations has decreased. 2/2
— Endri Fuga (@endrifuga) October 7, 2016
Lexoni dhe shkrimin e “Huffington Post”:
“Huffington Post”: Droga mund të përdoret nga politika për të mbajtur pushtetin
KOHA JONË SONDAZH

