Kështu trafikohen shqiptarët në Britani, burgoset banda e kushërinjve

Ky është momenti kur dy emigrantë shqiptarë kapen duke u përpjekur për të hyrë në Britani në mënyrë të paligjshme.

Ata ishin fshehur brenda bagazhit të një makine familjare. Fotot u shpërndanë nga zyra britanike e “Home Office” ditët e fundit pasi anëtarët e një bande të trafikut të njerëzve u dënuan për përpjekjen për të dërguar pesë shqiptarë në Britani nëpërmjet dy udhëtimeve.

Në fakt, fotoja është marrë në gusht të vitit 2015, kur Gillian Barker, 47 vjeç u ndalua dy trafikuar dy emigrantët shqiptarë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pjesë e grupit ishte i dashuri i Barker, shqiptari Ilir Hani 44 vjeç dhe krerët e bandës, kushërinjtë Eduart Karaj, 39-vjeç dhe Vullnet Karaj, 41 vjeç.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjatë seancës gjyqësore e nisur pak ditë më parë në Britani, gjyqtari Simon James i quajti kushërinjtë si arkitektë dhe forca udhëzuese të operacionit.

Ai i tha bandës: “Secili prej jush ka pranuar ose ka luajtur një rol në një organizatë kriminale të organizuar në mënyrë profesionale dhe e krijuar për të përfituar nga trafikimi i njerëzve”, shkruan “Daily Mail”.

Vullnet Karaj u burgos për pesë vjet e gjysmë dhe Eduart Karaj për pesë vite, ndërsa Ilir Hani u burgos për 4 vite burg. E dashura e tij u dënua me 20 muaj burgim.

/Ora News

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?