Këta astronautë të NASA-s besojnë se alienët na kanë vizituar

Shumë astronautë të NASA-së mendojnë se jashtëtokësorët janë të vërtetë dhe se kanë kontaktuar njerëzimin që një kohë të gjatë.

Të paktën katër astronautë janë bërë të famshëm rreth besimit të tyre për ekzistencën e jashtëtokësorëve, transmeton Gazeta Express.

Disa i kanë parë UFO-të në qiell, përderisa të tjerët thonë se alienët kanë kontaktuar njerëzimin përmes top-bazave ushtarake.

Këta janë astronautët që besojnë se alienët janë të vërtetë:

Edgar Mitchell

Më 1971, Mitchell u bë personi i gjashtë që shkeli hënë. Por, ai kaloi krejt jetën e tij i bindur se “alienët na kanë parë dhe janë këtu që një kohë të gjatë”.

Ai kishte deklaruar se alienët paqedashës e kanë vizituar Tokën në një mision për të shpëtuar njerëzimin nga lufta nukleare, duke thënë se Vatikani e di të vërtetën rreth ekzistences së jashtëtokësorëve.

Astronauti besonte se qeveria amerikane kishte mbuluar incidentin e famshëm të Roswell më 1947, kur një disk fluturues thuhet se u përplas afër një fshati në Nju Meksiko, transmeton.

Gordon Cooper

Cooper ishte një nga shtatë astronautët që mori pjesë në Projektin Merkuri, misioni i parë amerikan, i cili u krye nga viti 1958 deri më 1963. Para se të bëhej njeriu i parë që fjeti në hapësirë, ai thoshte se kishte parë UFO duke fluturuar mbi Gjermani më 1951.

Deke Slayton

Slayton ishte gjithashtu pjesë e Projektit Merkuri i cili gjithashtu raportoi se kishte parë UFO më 1951. “Nuk pata kamerë, sepse do t’i incizoja ata”, kishte thënë ai.

Brian O’Leary

Ai kurrë nuk doli në hapësirë, por ishte një nga 11 astronautët e emëruar për një mision të mundshëm në Mars më 1960. Më vonë, O’Leary kishte një eksperiencë afër-vdekjes, e cila ndryshoi pikëpamjet e tij rreth jetës dhe realitetit.

Ai u bë një profesor i respektuar i fizikës në Universitetin Princeton pasi la NASA-në, dhe tha: “Ka dëshmi të mjaftueshme që tregojnë se ne jemi kontaktuar nga alienët”.

“Civilizime të ndryshme na kanë monitoruar për një kohë të gjatë dhe dukja e tyre është e çuditshme nga çdo lloj pikëpamjeje tradicionale materialiste”, kishte thënë ai.

 

SHKARKO APP