Këta janë autorët që i vunë tritolin makinës së policit në Shkodër

Janë publikuar pamjet e autorëve që i vendosën tritolin automjetit të efektivit 50-vjeçar Kastriot Selimaj në orët e para të mëngjesit të kësaj të mërkure në qytetin e Shkodrës.

Siç shihet edhe në pamjet e kapura nga kamerat e sigurisë, janë dy persona, të cilët janë veshur me pelerina të zeza dhe me kapuç në kokë për t’u mos u identifikuar. Në videon e publikuar nga A2 CNN, ata shihen teksa tentojnë të futen nga avllia brenda oborrit të banesës së efektiviti Selimaj.

Automjeti ndodhej i parkuar në oborrr, ndërsa lënda eksplozive i ishte vendosur në gomën e pasme të mjetit. Si pasojë e shpërthimit është dëmtuar pjesërisht automjeti. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:00 të mëngjesit, në lagjen “Tepe”.

Në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë të cilat vijojnë kontrollin në zonë. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/eve.

Publikohen pamjet, si iu vu tritoli  makinës së policit në Shkodër

SHKARKO APP