Këta janë dy shqiptarët që vdiqën në aksidentin tragjik në Hungari

Personat që shihni në foto janë Kushtrim Hoxha dhe Jetmir Rexhepi, dy shqiptarët e Kosovës që humbën jetën në aksidentin tragjik në Hungari.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbremjen e 5 janarit, ndërsa ende nuk dihen rrethanat se si ka ndodhur aksidenti.

Sipas deklaratave të të afërmve të viktimave, Kushtrim Hoxha është djegur brenda makinës pasi kjo e fundit është përfshirë nga flakët, ndërsa Jetmir Rexhepi ka ndërruar jetë rrugës për në spital.

Detajet janë dhënë nga xhaxhai i të ndjerit Kushtrim Hoxha, Bashkim Hoxha. Mësohet se Kushtrimi Hoxha ka lënë një vajzë katër muajshe, kurse Jetmir Rexhepi një djalë 1 vjeç.

SHKARKO APP