Këta janë shqiptarët më të kërkuar në Angli
Policia britanike, në bashkëpunim me organizatën “Crime Stoppers”, ka publikuar listën e 12 shqiptarëve më të kërkuar për krime në shtetin ishullor. Listën e kryeson Ilir Kumbaro, ishdrejtues i lartë i SHIK-ut, i cili u zhduk policisë londineze teksa po i zhvillonte seancat e procesit të ekstradimit në gjendje të lirë. Ndërkohë, sipas të dhënave, mendohet se 360 është numri shtetasve shqiptarë që fshihen në Angli e të cilët janë të shpallur të kërkuar nga drejtësia shqiptare për krime të kryera në Shqipëri.
Ilir Kumbaro (62):
Që prej 1 dhjetorit 2011, kur nuk u paraqit në gjykatën e Londrës në seancën e ekstradimit, ishzyrtari i lartë i SHIK-ut është shqiptari më i kërkuar në Angli. Ai kishte marrë dokumentet e qëndrimit në Britani, duke pretenduar se ishte një refugjat kosovar i quajtur Shaqa Shatri, në gusht 1996. Fillimisht skuadra angleze e ekstradimeve deklaroi se Kumbaro mund të fshihej në Angli. Kjo skuadër ka angazhuar disa oficerë të saj për të gjurmuar vendfshehjen e tij, por pa rezultat.
Elidon Habilaj (35):