‘’Këtë javë kemi planin e garancisë financiare’’, Rama: Të riorganizojmë ekonominë, s’mund të rrimë si me pushime, disa mund të mbeten pa gjë

Kryeministri Edi Rama duke iu drejtuar me një mesazh qytetarëve shqiptarë ka thënë se këtë javë qeveria do të ketë planin e garancsë financiare sa i përket krizës humanitare me koronavirusin.

Ai tha se çdo familje shqiptare duhet të riorganizojnë ekonominë pasi nuk mund të rrinë në shtëpi dhe të harxhojnë sikur janë me pushime kur shumë të tjerë rrezikojnë të mbeten pa gjë.

”Vendimi për mosmbylljen e aktiviteteve prodhuese nuk do të thotë sakrifikim i shëndetit. Ne ishim të parët që mbyllëm shkollat, kemi qenë të parët në rreshtin e parë . Asnjë vend dhe asnjë fantazi nuk e ka përfshirë pjesën kritike të zinxhirit ekonomik në kuadrin e masave. Tani që flasim Italia nuk i ka marrë, as Izrael i që i dënon me burg, as Franca që nga nesër shkon në shtetrrethim.

Jemi vendi i parë në rang Republike që bllokuam transportin publik.

Kur Kina mbylli Ëuhan hapi faabrika fason për prodhimin e maskave. Asnjë vend nuk është gjetur I përgatitur për respiratorë dhe maska. Kudo është shpërndarë stok i quajtur i skaduar.

Vendet kanë mbyllur qy sh herët ekpsortin e pajisjeve mjekësore. Maasat mbrojtëse në mjedis pune në zinxhirin kryesor ekonomik funksionojnë, i kemi  kërkuar kompanive vazhdimisht të marrin masat.

Kemi përcaktuar masat ndëshkuese për kompanitë dhe kemi në terren grupet e inspektimit . Zoti na ka dhënë fuqi që nëse e përdorim mund të bëjmë mrekullira.

Kjo është luftë dhe luftë jemi një, por s’jemi njësoj. Kur të mbarojë lufta mos na zerë brenda në shtëpinë e përsbashkët. Të gjithë duhet të japim diçka nga vetja. S’mund të rrimë si në pushime ndëkohë që shumëkujt i duhemi gjetur pranë që mund të ngelet pa gjë.

Sipërmarrësve nuk mund t’i delegohet mandati Iiqytetarëve që kanë zgjedhur qeverinë që unë drejtoj.

Do të kemi shumë shpejt brenda kësaj jave planin e garancisë financiare. Keni dëgjuar në TV kaq miliardë dha SHBA, dhe kaq Gjermania, apo kaq Italia.

Në këtë luftë ku nuk bëhet  luftë politike por bëhet një luftë dhëm për dhemb me popullin dhe armikut të padukshëm. Jemi Shqipëria në lagjen më të vjetër të Europës. Nuk mund ë shporrim ekonominë kur një ditë ky armik do të shporret dhe ekonomia do të jetë aty.”- tha Rama.

SHKARKO APP