“Këtë javë mund të ketë rritje të pacientëve me Covid-19”, Manastirliu: Ja ç’do të thotë gjendja e fatkeqësisë natyrore

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu duke folur për emisionin “Real Story” në “News 24” deklaroi se këtë javë mund të kemi rritje të pacientëve me Covid-19.

Manastirliu theksoi se qytetarët duhet që të respektojnë masat, pasi përndryshe do të kishim pasoja katastrofale.

“Kemi marrë sigurisht masa për të ndaluar përhapjen e koronavirusit. Ne kemi identifikuar pacientin zero më datë 8 mars dhe sot jemi në kushtet kur të identifikuarit janë të hospitalizuar. Kësaj jave mund te kemi rritje peronash të infektuar, por ndoshta edhe javës tjetër. Projeksionet ndoshta nuk janë 100 përqind të sakta, por janë parashikime që janë të vlefshme. Masat që kemi marrë urojmë që të ulin kurbën e rasteve. Masat do të zgjaten në kohë dhe do merren sipas ecurisë së kurbës. Qytetarët ka shumë rëndësi që të izolohen dhe të lajnë duart si dhe të marrin ata masa, që ne kemi thënë. Nëse nuk merren masa, pasojat mund të jenë fatale. Të gjithë pacientëve, edhe atyre që kanë humbur jetën, iu është dhënë ndihma”, tha Manastirliu.

Ajo tha se një pjesë e tyre priten në një afat 10-ditor dhe një pjesë tjetër për 3 javë. Gjithashtu ajo informoi se sot pritet një ngarkesë 6 ton me materiale për mbrojtjen e personelit shëndetësor.

“Procedura e parë ka qenë për 54 respiratorë, një pjesë e tyre priten për një afat 10-ditor dhe pjesa tjetër për një afat 3-javor. por do hapim procedurë tjetër për respiratorë të tjerë.

Sigurisht që sot gjithë bota përballet me shumë vështirësi dhe ne përballemi me vështirësi. Tregu botëror ka bërë një bllokim të transporteve. Ne kemi arritur që të lidhim kontrata që të mundemi t’i finalizojmë. Sot vjen një ngarkesë me 6 ton me materiale specifike për mbrojtjen e personelit shëndetësor”, deklaroi Manastirliu.

Sa i përket ndihmë prej 50 mln euro nga BE për të luftuar koronavirusin ajo tha se ndihma e alokuar nga BE, ishte një lajm shumë i mirë dhe inkurajues për atë që BE po bën për Shqipërinë. “Sigurisht falënderojmë të gjitha vendet e BE-së dhe delegacionin e BE-së në Shqipëri. Këto fonde do shkojnë në tre drejtime”, sqaroi ministrja.

Lidhur me shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore ajo deklaroi se “vendos në një afat të përcaktuar të gjitha masat rigide që duhen zbatuar nga institucionet publike, jo publike, private në një gjendje ku vëmendja i kushtohet daljes nga gjendja e fatkeqësisë natyrore”.

SHKARKO APP