Këtë muaj s’ka më prurje vaksinash? Rama i kthehet ashpër gazetares: Ka pyetje të tjera?
Këtë të diel po vaksionohen personalitetet që janë mbi 80-vjeç. Kryeministri Edi Rama refuzoi ti përgjigjej pyetjes së njërës prej gazetareve të pranishme në ”Air Albania”, ku u krye vaksinimi i disa personaliteteve dhe të moshuarve kundër Covid-19.
I pyetur për vaksinat Rama u pa pesimist, teksa nuk dha detaje nëse Pfizer do të sjellë doza të tjera për muajin shkurt dhe risolli vështirësitë e gjetjes së vaksinës. Sfida e momentit, theksoi ai është që të mos ndërpritet procesi i vaksinimit.
Gazetarja: A do të ketë më doza të tjera për vaksinim?
Edi Rama: Ka ndonjë pyetje tjetër? Do të vazhdojmë kategoritë e tjera sipas dozave që kemi. Po punojmë çdo ditë e çdo natë për të garantuar më shumë doza. Ju e shihni se çfarë bëhet nëpër botë.
Janë 140 vende pa asnjë dozë, 70% e dozave janë marrë nga 10 vendet më të mëdha. Jemi besimplotë se do të arrijmë në skenarin tonë më ambicioz që të mbyllim vaksinimin në 14 muaj.
Është ambicioze, se dua t’ju them disave që shkoni merrini tek Kina dhe Rusia, që s’janë në tezga, që i ka Rusia e Kina në tezgë dhe shkoni merrini. Ka propagandë por nuk ka vaksina. Jemi besimplotë që do të kemi vaksina. Sfida jonë është të mos ndërpresim vaksinimin.