Këto janë dokumentet e prokurorisë që u grabitën
Ndonëse Prokuroria e Durrëist, u shpreh se dokumentet e grabitura dje nuk ishin pjesë e sekterit shtetëror, sot zbulohet se bëhet fjalë për akte ekspertimi për drogë dhe raporte mjekoligjore.
Në një reagim të ditës së djeshme pak orë pas grabitjes prokuroria doli në një prononcim për median për të nënvizuar se përmbajtja e akteve të marra nuk cënon hetimin për ndonjë nga çështjet dhe nuk ka patur materiale të cilat klasifikohen si Sekret Shtetëror.
Ngjarja iu regjistrua rreth orës 10:30 të 8 majit, pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës ku dy persona i kanë marrë korrierit të postës së Prokurorisë cantën ku ndodheshin disa materiale që ai sapo i kishte tërhequr nga posta. Postieri mësohet se ka qenë duke lëvizur në këmbë nga posta qëndore drejt prokurorisë së Durrësit që ndodhet rreth 100 metra me tutje në kohën kur është sulmuar pranë ”Sheshit Pranvera”.
Autorët, që sipas burimeve mbanin veshur kapele dhe syze të errëta janë larguar me shpejtësi në këmbë. Me grabitjen e kësaj të marte shënohet rasti i dytë i ngjashëm pas atij në ndodhur në Tiranë në vitin 2004.
KOHA JONË SONDAZH

