Këto janë kërcënimet më të mëdha ndaj njerëzimit

Apokalipsi mund të jetë në mendjen e dikujt si kërcënimi më i madh ndaj njerëzimit, për shkak të filmave të shumtë fanta-shkencorë dhe teorive të cilat mund të bëhen realitet.

Por, duket se kërcënimi më i madh ndaj njerëzimit nuk është apokalipsi, por një shpërthim i një super-vullkani, thuhet sipas revistës How It Works, e cila ka publikuar pesë kërcënimet më të mëdha ndaj njerëzimit.

Super-shpërthimi i një super-vullkani është kërcënimi më i madh ndaj njerëzimit, për shkak se thuhet se ai ndodhë çdo 100,000 vjet, shkruan Gazeta Express.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kështu, sipas revistës së lartpërmendur, këto janë pesë kërcënimet më të mëdha ndaj njerëzimit:

Swiss Digital Mobile Reklama
  1. Një shpërthim i një vullkani të madh
  2. Bombat nukleare
  3. Asteroidët që do ta godisnin Tokën
  4. Një epidemi globale
  5. Vdekja e Diellit

Kjo e fundit – vdekja e Diellit – mendohet se do të ndodhë një ditë, për shkak se sipas shkencëtarëve edhe ai një ditë do të mbesë “pa karburant”. Dielli e furnizon Tokën me energji, dhe kur ai do të ‘shuhej’, bërthama e tij do të pësonte kollaps dhe kështu për shkak të këllapsit, ai nuk do të mund ta mbante më balancën e fortë të gravitetit që e mbanë tani.

Kjo do të thotë se, nëse kjo do të ndodhte, ky do të ishte edhe fundi i sistemit diellor. /Gazeta Express

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?