Këto janë plazhet ku mund të shkohet ende me bukë me vete

Kohët e fundit është vënë re një shtim i numrit të personave që preferojnë të shkojnë në plazh me bukë me vete. Disa për shkak të çmimeve të kripura dhe ekonomisë së dobët, e cila nuk i përballon dot pushimet e shtrenjta, e të tjerë, për shkak të sigurisë së ulët të produkteve ushqimore që shiten për konsumatorët.

Janë përgjithësisht plazhet buzë Adriatikut ku pushuesit, edhe pse hasin në kundërshtimin e pronarëve të plazheve private, nuk dorëzohen po vijojnë të marrin ushqimin me vete.

Për TCH pushuesit shprehen:

Swiss Digital Desktop Reklama

Siguria ushqimore nuk është fare. Këta shitësit ambulantë njëherë… Duhet të jenë të kontrolluara edhe marketet, është verë. Gatuajmë vetë, nuk blejmë në plazh. E marrim ushqimin nga shtëpia. Nuk hamë në restorante sepse nuk dihet siguria”.
Në qendrat shëndetësore verore të plazheve, numri i pushuesve që kërkojnë ndihmë nga mjekët është në rritje, veçanërisht gjatë fundjavave, ndaj mjekët këshillojnë një kujdes të shtuar për një higjienë sa më të lartë, veçanërisht te fëmijët.

Swiss Digital Mobile Reklama

Mjekët rekomandojnë që pushuesit të kërkojnë menjëherë ndihmë mjekësore nëse konstatojnë dhimbje të forta barku dhe të vjella.

Në plazh me bukë me vete - Top Channel Albania - News - Lajme

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?