Këto janë qytetet, ku numri i të moshuarave po rritet çdo ditë e më shumë

Vendi ynë renditet si vendi me popullsinë më të re në kontinentin Europian me një moshë mesatare prej 35.4 vjeç. Por ndryshimet e forta demografike, rënia e lindjeve drastike dhe shifrat e larta të emigracionit kanë bërë një në vendin tonë në disa vende të jetojnë vetëm persona në moshë jo shumë të re. Sipas një artikulli të revistës ‘’Monitor’’ qarqet me moshë mesatare më të re të popullsisëë janë  ato të Dibrës, Tiranës dhe Kukësit përkatësisht me 34.4, 34.5 dhe 34.8 vjeç.

Nga ana tjetër qarqet më të plakura janë ato të Gjirokastrës, Sarandës edhe Lezhës. Mosha mesatare sipas Eurostat në Gjirokastër përllogaritet të jetë 38.2 vjeç, në Sarandë dhe Berat me 37. 2 për secilën, ndërsa në Lezhë dhe në Fier 36.6 vjeç. Në këto vende numri i të moshuarëve, po shtohet çdo ditë e më shumë, pasi të rinjtë po largohen në emigracion.

Çka është alarmante dhe e frikshme në gjithë këtë është se ajo që ndodhi për dekada të tëra në Europë, në Shqipëri po ndodh brenda vitit, kjo sepse në vendin tonë të rinjtë po largohen në emigracion dhe në vend po mbeten vetëm të moshuarit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nëse numri i të rinjve, që largohen jashtë kufijve të vendit do të rritet ka shumë probabilitet që në vitin 2020 numri i të moshuarave do të trefishohet.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?