Këto janë shenjat se telefoni juaj përgjohet

Sot të gjithë përdorin telefonin, qoftë fiks apo celular, ndaj dhe mundësitë për përgjim janë shumë të mëdha. Më poshtë po ju sjellim disa raste kur telefoni juaj mund të jetë nën përgjim, por që ju as që mund ta vini re.

– Kur bateria harxhohet shpejtë: kjo ndodh për shkak se programet e përgjimit e harxhojnë shpejt baterinë edhe kur telefoni juaj nuk përdoret.

– Kur telefoni bllokohet, apo ngadalësohet. Kjo ndodh sepse programet e përgjimit marrin kohë për t’u ndalur.

– Tingujt e çuditshëm tregojnë se ka probabilitet të lartë se jeni të përgjuar. Shumë njerëz nuk mendojnë për këtë opsion, meqë thonë se lidhja është e dobët. Megjithatë, teknologjia e sotme është shumë e avancuar dhe moderne që të ketë pengesa të tilla.

– Zëri i bashkëbiseduesit vjen në formë roboti, është dëshmi se dikush po ju përgjon.

– Vëmendje e veçantë duhet t’i kushtoni veprimit jonormal të telefonit, sepse kjo mund të jetë po ashtu dëshmi se ka të instaluar programin për përgjim. Ato instalohen lehtë përmes e-mailit apo Bluetoothit.

– Përgjimet ndodhin edhe në telefonat fiks, në momentet kur dëgjoni gumëzhima nëpërmjet receptorit

SHKARKO APP