Këto pranga presin për një zyrtar të lartë te dosja e inceneratorëve!
Skandali i inceneratorëve nuk ndalon. SPAK-u ka marrë në burg një ish-ministër. Tre të tjerë janë shpallur në kërkim ndërkombëtar. Sipas gazetares Klodiana Lala administratorët e firmave që kishin marrë koncensionin e inceneratorëve në Elbasan, Fier dhe Tiranë kanë tërhequr gjithë milionat e eurove cash (me thasë) dhe kanë ikur një ditë para se të firmoseshin fletë arrestet.
Dikush i ka lajmëruar se IKNI!
Ndërkohë skandali vazhdon, komisioni hetimor parlamentar e kryesuar nga deputetja karizmatike dhe me integritet Jorida Tabaku e PD-së, po vazhdon hetimin paqrlamentar. Pritet me interes paraqitja javen e ardhshme para komisionit të Kryeministrit Rama, sekrtearit të përgjithshëm Engjëll Agaçi, zv/kryeministrit Arben Ahmetaj, ish-ministrit të Energjitikës Damian Gjiknuri, ish-ministri Lefter Koka, kryebashkiakut të Fierit , kryebashkiakut të Tiranës, dhe një numër zyrtarësh të tjerë.
SPAK-u po heton, por edhe po regjistron çdo deshmi të atyre që po dalin para Komisionit hetimor parlamentar.
Mësohet se dy prokurorët e SPAK-ut kanë përgatitur fletë arreste, ku njeri prej tyre është “supër peshk”!
Po të shikoni në foto këto pranga e presin “supër peshkun”, pasi i janë bërë gati për madhësinë e duarve të tij, me ato duar që ka mbushur thasët me euro nga buxheti i shtetit.
KOHA JONË SONDAZH


