”Këto troje janë plot me dashuri për helenizmin”, kryebashkiaku i Selanikut në Himarë: Betejën e kemi sëbashku
Kryebashkiaku i Selanikut, Kostantinos Zervas i pranishëm në protestën që po mbahet në Himarë për lirimin e Fredi Belerit, nuk i ka kursyer thirrjet nacionaliste. Ai theksoi edhe se Fredi Belerit po i shkelen të drejtat ndërsa ndodhej në Himarë u shpreh se këto troje janë të mbushura me dashuri për helenizëm.
“Qëndroj këtu para jush dhe ul kokën me respekt, guximin dhe luftën për të mos pranuar asgjë me pak se vetëm lirinë. Këtë betejë do e kemi së bashku për sa kohë dhe kudo që të jetë e nevojshme.
Sjell zërin e Selanikut, që gjithmonë ishte qendër helenizmi në Ballkan në Mesdhe, është atdheu i refugjatëve dhe një fanar i drejtësisë. Përpjekja për të eliminuar Fredi Belerin ngjall pengesa për në rrugën europiane”, tha ai.
KOHA JONË SONDAZH

