“Këtu do të derdhet gjak”, shqiptari i rrezikshëm kërcënon drejtorin e burgut grek
Policia greke është alarmuar nga kërcënimet me jetë kundrejt një drejtori burgu nga ana e një grupi të burgosurish, që në krye ka një shtetas shqiptar.
Mediat greke, shkruajnë se ka qenë një i dënuar shqiptar për krime të rënda, i cili ka kërcënuar drejtorin duke i thënë se “këtu do të derdhet gjak”.
Drejtori i Policisë së Korfuzit organizoi operacionin në dy pavijone të burgut të sigurisë së lartë, ku mbahen 8 të dënuar shqiptarë, që konsiderohen si tepër të rrezikshëm. Grupi në fjalë përfshin edhe të akuzuarin si autor të vrasjes së avokatit Michalis Zafeiropulos, që disa ditë më parë ishte përpjekur të arratisej.
Tani ajo që autoritetet do të hetojnë është se sa ekziston mundësia për futjen e pistoletave, plumbave dhe silenciatorëve, edhe pse gjithandej ka kamera sigurie.