Kikia: Rama ka në derë zjarrin. Ligji e jep arsimin e koncesion

Pas mbledhjes urgjente që Rama bëri me drejtuesit e Universiteteve, gazetari Mentor Kikia thotë se tashmë Rama po mendon seriozisht për zgjidhjen e kërkesave të studentëve. I ftuar në studion e lajmeve të Ora News, Kikia tha se Rama e ka zjarrin në derë.

Mentor Kikia: Kryeministri tashmë po mendon seriozisht që çështja duhet zgjidhur. E them sot sepse deri tani jo se protesta nuk ishte potente, por nga një vëzhgim i hollë që mund të bëhet protestës kishte përpjekje serioze për ta përcare.

Rama tani e ka në derë zjarrin dhe duhet të mendonte për zgjidhjen dhe takimi me drejtuesit e universiteteve ishte një dëshmi që seriozisht Rama po mendon jo thjesht për zgjidhjen e kërkesave, por për zgjidhjen e problemit në tërësi, pra zgjidhjen e konfliktit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas Kikisë, i gjithë problemi është ligji për arsimin, që e jep arsimin e koncesion.

Swiss Digital Mobile Reklama

Mentor Kikia: Kjo situatë është krijuar nga ky ligj, sepse qeveria vërtet mund të fusë duart dhe të kontrollojë letrat e universitetit, por kjo autonomi u dha përmes këtij ligji që u kundërshtua nga këta pedagogë. U kundërshtua edhe nga këta studentë që kanë protestuar, por nuk ka qenë ky lum i madh dhe asnjëri nuk i mori në konsideratë këto protesta. Sot kur protesta është bërë pushtet, qeveria është ulur dhe thotë nuk është faji im, se kryeministri këtë tha sot. U tha rektorëve dilni para studentëve sot dhe merrni përgjegjësi se kanë ardhur te unë, por unë nuk kam çfarë ti bëj. Në fakt ngado që ta rrotullosh problemi është ligji. Sepse ligji në një farë mënyrë e jep arsimin me koncesion. Ua ka dhënë ca njerëzve, të cilët nuk kanë as din as iman, dhe nuk kanë pikën e dashurisë për Universitetin, por e shikojnë si çiflig. Befas qeveria thotë nuk është puna ime. Qeveria duhet të kishte mbajtur mekanizma për të ushtruar kontroll mbi to. Nuk mund të implementosh praktikën gjermane në Shqipëri.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?