Kim Mehmeti kundër prishjes së teatrit: Vetëm diktatorët rrënojnë gjithçka
Shkrimtari dhe publicisti shqiptar, Kim Mehmeti që jeton në Maqedoni, Kim Mehmeti ishte i ftuar në emisionin ‘Wake Up’ në Top Channel, ku komentoi zhvillimet e fundit politike në Shqipëri.
Mehmeti deklaroi se është kundër prishjes së godinës së teatrit, pasi ndërtesa ekzistuese nuk është thjeshtë një ndërtesë me tulla, por pëmban historinë e artit shqiptar.
“Ne harrojmë se ai teatër nuk është ndërtesa por është kujtesa për teatrin. Është kujtesa e puthjes së parë, e fëmijës që ka shkuar të shikojë shfaqjen e parë, e aktorit të ri që është ngjitur në skenë. Pra, ajo është histori nuk është më tullë. Sikur ne të ndërtonim godina të reja mbi ato të vjetrat, ne nuk do kishim asgjë, do kishim vetëm kulla nëpër Tiranë”, ka pohuar Mehmeti.
Po ashtu, Mehmeti akuzoi nuk i kurseu kritikat edhe për klasën politike, të cilën e cilësoi si hajdute ndërsa shtoi se regjimet kanë tendencë të rrënojnë shumëçka që kanë ndërtuar pararendësit e tyre, ngaqë duan ta shlyejnë mendjen kolektive.
“E dini pse ‘Shqipërinë’ tona u bënë shoqëri ‘hajdutokrate, të cilat ngjajnë në kompani private të drejtuesve të tyre!? Sepse shumica prej nesh besojmë se, nuk është i pafytyrë, i pamoralshëm, keqbërës dhe hajdut ai që i vjedhë të tjerët dhe na jep neve, por vetëm ai që na plaçkitë neve dhe u jep të tjerëve! Regjimet kryesisht ndërtojnë sheshe dhe punojnë në shesh të kryeqytetit, aty ku është më e dukshme puna e tyre! Diktatorët janë të prirë të rrënojnë shumëçka që kanë ndërtuar pararendësit e tyre, ngaqë duan ta shlyejnë mbëmendjen kolektive, njëso siç duan që kalendari i lavdisë të fillojë e të përfundojë me ta!”.
KOHA JONË SONDAZH

