Kina dhe Tajvani mirëpresin vitin 2025 me fishekzjarrë

Kina dhe Tajvani kanë organizuar Vitin e Ri me shfaqje dritash në disa qytete të mëdha.

Në Pekin, festimet u mbajtën në një ish-uzinë çeliku në periferi perëndimore të qytetit, ndërsa në Shangai, turmat u mblodhën për të admiruar shfaqjet e dritës përgjatë shëtitores së lumenjve me famë botërore dhe vende të tjera.

Rajoni i posaçëm administrativ kinez i Hong Kongut priti një shfaqje madhështore fishekzjarrë mbi portin ‘’Victoria’’.

Nata e Vitit të Ri nuk festohet aq gjerësisht në Kinë.

Ajo feston Vitin e Ri Kinez, bazuar në kalendarin hënor, që shihet si shumë më domethënës.

Në vitin 2025, do të bjerë më 29 janar.

Në Tajvan, një shfaqje gjashtëminutëshe fishekzjarrësh u zhvillua për mijëra spektatorë në ndërtesën historike ‘’Taipei 101’’ të vendit, e cila është 509 metra e lartë./ /os/ ATSH

SHKARKO APP