Kina gati vaksinën për koronavirusin: Është testuar dhe ka rezultat

Kina po fillon të testojë një vaksinë tek njeriu kundër koronavirusit, ka thënë në Pekin Ministri i Mbrojtjes.

Vaksina është zhvilluar nën drejtimin e epidemiologut Chen Wei. Ajo është aprovuar pas testimeve fillestare dhe thuhet se mund të përdoret tek njerëzit.

“Ministri i Mbrojtjes e përshkruan si të sigurtë dhe efikase dhe ka deklaruar se është në vazhdim të përgatitjeve për prodhimin në masë”.

Në shkurt, autoritetet kineze kanë deklaruar se do të mund të testojnë brenda prillit një vaksinë tek njerëzit. Po ahstu vende të ndryshme po punojnë për një vaksinë.

Megjithatë kjo do të mund të jetë gati vetëm pas disa muajsh për pacientët.

Shumë shkencëtarë, institucione akademike dhe biznese, shpresojnë të jenë të parët që të gjejnë një ilaç efikas.

Vetëm në Kinë thuhet se janë në proces zhvillimi të paktën nëntë vaksina të mundshme.

SHKARKO APP