Kina mbyll aeroportet për paradën e Luftës II Botërore

 

Kina do të mbyllë të gjitha aeroportet për tre orë, gjatë paradës për përkujtimin e fitores gjatë Luftës së Dytë Botërore më 3 shtator, njoftoi sot media shtetërore kineze.

”Aeroporti ndërkombëtar i Pekinit dhe ai i Nanyuanit do të mbyllen nga ora 09:30–12:30”, njoftoi sot byroja e Menaxhimit të Trafikut Ajror e Administratës së Aviacionit Civil të Kinës.

”Gjithashtu do të ndalohen aktivitetet e tjera ajrore, përfshirë helikopterët e lehtë, balonat, avionët pa motorë nga data 22 gusht deri në 4 shtator”, njoftoi agjencia zyrtare kineze e lajmeve, Hsinhua.

”Shumë kompani ajrore tashmë i kanë anuluar fluturimet dhe nuk është e qartë sesa prej tyre, por aeroporti ndërkombëtar i Pekinit menaxhon më shumë se 1 500 fluturime në ditë dhe Nanyuan më shumë se 100”, shkruan gazeta kineze ”South China Morning Post”.

Parada do të shfaqë mjetet ajrore dhe armatimet më të fundit të Kinës në sheshin ”Tienanmen”.

Kina ka ftuar ushtarakë të huaj për të marrë pjesë në festimet e para, që përfshin një festë publike për të shënuar kapitullimin e Japonisë.

Udhëheqës te huaj janë ftuar të marrin pjese, përfshirë kryeministrin japonez, Shinzo Abe

SHKARKO APP