Kina pezullon pa afat të caktuar hyrjen e shtetasve të huaj në vend. Ministria shqiptare jep njoftimin
Për shkak të situatës së krijuar nga COVID-19, duke filluar nga data 28 mars 2020, autoritetet kineze kanë vendosur të pezullojnë përkohësisht hyrjen në Kinë për shtetasit e huaj që mbajnë viza ose leje qëndrimi të vlefshme, deri në një njoftim të dytë.
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme bën të ditur në një postim në rrjetet sociale për shtetasit shqiptarë, se Kina ka ndaluar gjithashtu hyrjen e shtetasve të huaj me kartën e udhëtimit të biznesit APEC.
Njoftimi nga ministria e Jashtme shqiptare, për hyrjen në Republikën Popullore të Kinës
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme informon të gjithë qytetarët shqiptarë, se sot autoritetet kineze, për shkak të situatës së krijuar nga COVID-19, kanë njoftuar:
? Republika Popullore e Kinës, duke filluar nga data 28 mars 2020, ka vendosur të pezullojë përkohësisht hyrjen në Kinë për shtetasit e huaj që mbajnë viza ose leje qëndrimi të vlefshme, deri në një njoftim të dytë;
? Gjithashtu ndalohet hyrja e shtetasve të huaj me kartën e udhëtimit të biznesit APEC;
? Hyrja e shtetasve të huaj me pashaporta diplomatike, shërbimi, mirësjellje ose pashaporta të tipit C nuk do të ndikohet nga ky njoftim;
? Shtetasit e huaj, që për veprimtari të nevojshme ekonomike, tregtare, shkencore ose teknologjike ose për nevoja urgjente humanitare, do t’u nevojitet hyrja në Republikën Popullore të Kinës, do të duhet aplikojnë për viza në Ambasadat ose Konsullatat kineze;
? Për vizat e lëshuara pas këtij njoftimi, nuk do të ketë pengesa për hyrjen në Republikën Popullore të Kinës.
❗️Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe Përfaqësitë tona Diplomatike do t’ju informojnë për çdo hap të ndërmarrë gjatë këtyre ditëve.
Bashkë, kundër këtij armiku ?, do t’ja dalim!