Kinezët tek Medreseja: Në Tiranë jetojmë pa frikë

Foto ilustruese

Medreseja është një zonë ku janë të shumtë kinezët që jetojnë prej vitesh këtu dhe punojnë. Ata furnizohen me mallra nga Kina dhe janë të detyruar të udhëtojnë një herë në 3 muaj. Përhapja e koronavirus i ka frikësuar disi ata, por për shkak të biznesit ju duhet të shkojnë në Kinë edhe në këtë periudhë.

Kur ka qenë furnizimi i fundit që keni bërë?

Para dy-3 muajsh. Vetëm furnizim nga Kina, ushqimet nga Shqipëria.

Për sa kohë do shkoni të merrni furnizim prapë?

Nuk e di, dy-tre muaj.. sot ka vitin e ri kina, pas vitit të ri sa të hapet koha do iki.

Ju tremb që është përhapur virusi?

Po pak. Frika ekziston, por fatmirësisht ne jemi dorë e dytë nuk shkojmë vetë në kinë, kështu që s’besoj se do ketë problem përderisa ne bashkëpunojmë me një tjetër këtu brenda përbrenda dhe virusi është ende në kinë nuk është shfaqur këtu.

Jeni i frikësuar?

Ndoshta pak, por nuk jemi në Kinë tani.

SHKARKO APP