Kirurgu besimtar akuzohet se shfrytëzoi 16-vjeçaren për prost*tucion, në shtëpi me 3 gra

Burrat që abuzojnë me minorene në Shqipërinë tonë po shtohen çdo ditë. Një 42-vjeçar është vënë në pranga në Tiranë, pasi dyshohet se shfrytëzonte një vajzë të mitur për prostitucion.

Dervish Hasi, me profesion mjek kirurg ka shfrytëzuar 16-vjeçaren për prostitucion për 2 vite me radhë. Ai është arrestuar pas denoncimit në komisariatin e Policisë numër 1. Hasi njihet si besimtar mysliman kishte edhe 3 gra të tjera në shtëpi dhe të miturën e prezantonte si bashkëshorten e tij të katërt.

Sipas ”Report TV”, e mitura shkonte në shtëpinë e Hasit në intervale të shkurtra kohore, 3 deri në 4 ditë, ndërsa dyshohet se Hasi ka kryer marrëdhënie seksuale me të, e cila do të konfirmohet përmes akt-ekspertizës.

Hasi është një person i njohur për policinë. Me profesion mjek, ai ka qenë edhe i hetuar nga SPAK. Prokuroria e Posaçme kishte dyshime se mjeku ishte i përfshirë në grupin që furnizonte me tritol dhe armë snajper kriminelë brenda dhe jashtë vendit.

SHKARKO APP