Kisha Autoqefale: Shpresojmë që qeveria të bëjë gjithçka për kërkesat e studentëve
Në mbështetja të studentëve ka dalë edhe Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë.
Në një deklaratë për mediat, Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë shpreson dhe lutet që qeveria dhe autoritetet përkatëse të bëjnë gjithçka që është e mundur në lidhje me kërkesat e tyre.
Deklarata e Kishës Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë.
Shprehim respektin tonë për lëvizjen e studentëve, si një shenjë e rëndësishme përgjegjshmërie për të tashmen dhe për të ardhmen e tyre, si edhe të vendit tonë. Shqetësimet dhe kërkesat e tyre për të pasur një arsimim të përballueshëm financiarisht për të gjithë, me dinjitet dhe me kushte normale është një gur themeli për përparimin e shoqërisë sonë. Pa një rini të mirëarsimuar dhe pa një meritokraci në vlerësimin e tyre nuk mund të ketë një zhvillim normal ekonomik dhe shoqëror. Shpresojmë dhe lutemi që qeveria dhe autoritetet përkatëse të bëjnë gjithçka që është e mundur në lidhje me kërkesat e tyre.
KOHA JONË SONDAZH

