“Kisha borxhe”, çfarë deklaroi në Polici autori i grabitjes së bankës
“Kisha borxhe dhe nuk kisha mundësi t’i shlyeja”. Kështu ka deklaruar para policisë Bardhyl F., i cili tentoi të grabisë me kallashnikov një bankë të nivelit të dytë në kryeqytet. Mësohet se në polici ai ka deklaruar se tentoi të grabisë bankën për shkak të borxheve.
Ngjarja ndodhi paraditen e sotme në zonën e ish-parkut në Tiranë, ku 58-vjeçari hyri me dy kallashnikovë në bankë dhe qëlloi në dysheme duke trembur dhe duke shkaktuar panik te punonjësit e bankës.
Policia ndërhyri menjëherë pas marrjes së njoftimit duke bërë të mundur kapjen e autorit, në tentativë për t’u larguar nga vendi i ngjarjes së bashku me paratë. Policia shoqëroi në komisariat 58-vjeçarin dhe sekuestroi armën e zjarrit dhe paratë.
KOHA JONË SONDAZH

