Kisha në Dhërmi, Greqia ankohet deri në Berlin e Uashington

Greqia i dorëzoi një notë proteste Shqipërisë, nëpërmjet përfaqësisë së saj diplomatike në Athinë, pas prishjes së kishës ortodokse në Dhërmi.

Athina zyrtare gjithashtu ka dorëzuar edhe një ankese mbi këtë çështje në Komisionin europian dhe Këshillin e Europës, raportojnë mediat greke.

Protesta e Greqisë vjen vetëm pak orë pasi inspektorët e INUV prishën gjatë natës së kaluar kishën e Shën Athanasit në Dhërmi.

Ministria e Jashtme Greke ka informuar edhe Berlinin dhe Uashingtonin për qëndrimin e saj, madje një ditë më parë ajo e krahasoi prishjen  e kishës në Shqipëri me aktet barbare të kryera nga grupet xhihadiste në Lindjen e Mesme dhe Afrikë.

Nuk ka pasur asnjë reagim nga pala shqiptare, përveç vendosmërisë së kryeministrit Edi Rama për prishjen e kishës që e cilësoi ndërtim pa leje dhe ndërtesë pa as një lidhje me monumentet e kulturës. 

SHKARKO APP