Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë lutet për shërimin e Papa Françeskut

Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë ka shprehur solidaritetin e saj dhe ka bërë thirrje për lutje pas lajmit për sëmundjen e Papa Françeskut. Kisha uron shërim të shpejtë dhe të plotë për Papa Françeskun, duke u lutur për vazhdimin e misionit të Tij për Kishën Katolike dhe besimtarët anembanë botës.

Mesazhi i plotë

Shkëlqesia Juaj,

Swiss Digital Desktop Reklama

Në emër të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, pas lajmit për sëmundjen e Shenjtërisë së Tij Papa Françeskut, shprehim solidaritetin tonë dhe lutemi që Perëndia i Tërëmirë, në këto momente sprove, t’i japë shërim të shpejtë dhe të plotë për të vazhduar misionin e Tij të rëndësishëm për Kishën Katolike dhe besimtarët e saj në mbarë botën.

Swiss Digital Mobile Reklama

“O Zot, Perëndia im, unë të kam thirrur në ndihmë dhe ti më ke shëruar” (Psalmi 30:2).

Tiranë, 24 shkurt 2025

Me respekt dhe dashuri vëllazërore në Krishtin,

†Joani.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?