Kisha Ortodokse, qeverisë: Na ktheni manastiret dhe kishat tona

Kisha Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë i kërkon qeverisë shqiptare të kthejë pa vonesë dhe pretekste të gjitha kishat, manastiret dhe objektet e saj të shenjta.

Marrë shkak nga një set fotografik ku reklamohen fustane nusërie që është bërë sipër fronit dhespotik, në kishat historike orthodhokse të Beratit dhe Elbasanit, thuhet se autoritetet shtetërore japin leje që përdhosin të shenjtat dhe të hirshmet e Kishës Orthodhokse.

“Duhet t’i kthehen Kishës Orthodhokse, pa vonesë dhe pretekste, të gjitha kishat e shenjta, manastiret, lipsanet e shenjta, ikonat dhe objektet e shenjta të adhurimit, të cilat respektohen, nderohen dhe janë të shenjta për të gjithë Orthodhoksët anembanë botës dhe sigurisht edhe për besimtarët e Shqipërisë”,  thuhet në kërkesën e  Asambleja Kleriko-Laike që mban datën 12 Mars 2016, por që sot është publikuar në faqen zyrtare të Kishës Ortodokse.

Këtë kërkesë Kisha e mbështet në ligjin 10057 neni 22/2 datë 22.1.2009, “Marrëveshja ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë”.

SHKARKO APP