Kishin mbushur gomonen me 1.2 ton kanabis nga Shqipëria, arrestohen dy shqiptarët në Greqi (VIDEO)

Dy shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë greke pasi dyshohen si organizatorë të transportimit një sasie të konsiderueshme me lëndë narkotike.

Gomonia e ngarkuar me 1.2 ton kanabis u kap dje nga forcat detare greke në vendin e quajtur Marmario Mani, ndërsa në pranga ra edhe shoferi i saj.

Aksioni i policisë greke vijoi edhe sot ku u arrestuan dy shqiptarë të tjerë, të cilët u kapën pikërisht në një rrugë dytësore pranë Lakonisë. Mediat greke raportojnë se lënda narkotike kanabis ishte ngarkuar në Shqipëri.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama
Εντοπισμός μεγάλης ποσότητας ναρκωτικών ουσιών 1.185,49kg από στελέχη ΛΣ-ΕΛΑΚΤ στο Μεσσηνιακό κόλπο.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?