Kishin ngritur 6 shtëpi bari, arrestohen 18 shqiptarë në Spanjë

Pasi ngritën 6 shtëpi bari në Katalonjë, 18 shqiptarë janë arrestuar në nga policia në Spanjë.

Ky ishte operacion i fundit, i drejtuar nga Seksioni i Hetimit Kriminal të Lleida dhe Njësia e Hetimit Sarrià- Sant Gervasi, ka përfunduar me arrestimin e 18 personave, ku 11 prej tyre ishin drejtues të organizatës.

Sipas policisë spanjolle grupi kriminal kishte ngritur 6 plantacione me kanabis, në total 4 mijë rrënjë kanabis sativa.

Hetimi ka nisur kur agjentët mësuan për ekzistencën e një grupi hajdutësh të specializuar në kryerjen e grabitjeve me dhunë nëpër banesa. Ky grup çoi hetuesit drejt organizatës shqiptare të dedikuar për kultivimin dhe trafikun masiv të marijuanës.

Mediat raportojnë se 11 bosët janë burgosur, ndërsa pjesa tjetër e të arrestuarve, si kopshtarët e plantacioneve janë liruar me akuza në pritje të gjyqit.

Në total u sekuestruan 4000 bimë marijuanë, 42 kilogramë sytha marijuane, si dhe 80 kg hashash dhe 60 gramë MDMA .

Po ashtu u sekuestruan edhe 13,000 euro. Me arrestimet dhe burgosjet e drejtuesve të organizatës, organizata konsiderohet e shkatërruar.

SHKARKO APP