Kishte humbur, gjendet trupi i pajetë i 54-vjeçarit
Aktualitet E Premte, 31 Janar 2025 17:15

54-vjeçari Valmir Lame nga Korça, ishte shpall i zhdukur nga familja, dhe sot është gjetur pa jetë në një rezervuar. Ai u konstatua i humbur pak kohë më parë, por pas kërkimeve palombarët e kanë gjetur në ujërat e rezervuarit të fshatit Kamenicë. Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes, ndërsa policia po punon për zbardhjen e plotë të dinamikës.