Kishte kthyer lokalin në fole prostitucioni, kapet mat tutorja 60-vjeçare (Emri)

Një tutorë 60-vjeçare është arrestuar në kryeqytet nën akuzën e shfrytëzim prostitucionit në duke vënë në dispozicion lokalin e vet.

Seksioni për hetimin e trafikut të paligjshëm pranë D.V.P. Tiranë, më datë 20.09.2017, arrestoi shtetasen : – Rolanda Qose, 60 vjeçe, banuese në Tiranë

Arrestimi i shtetases së mësipërme u krye pasi, në Vaqarr, në lokalin e saj i siguronte klient për ushtrim prostitucioni shtetases M.Gj., 46 e vjeçe, e cila u kap në flagrancë nga shërbimet e policisë, me shtetasin E.M., 40 vjeç.

Swiss Digital Desktop Reklama

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë, për veprat penale “Shfrytëzimi i prostitucionit” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”, parashikuar nga neni 114 dhe 115 të Kodit Penal, në ngarkim të shtetases Rolanda Qose, dhe për veprën penale “Prostitucioni”,në ngarkim të shtetaseve M.Gj., dhe E.M., parashikuar nga neni 113 i Kodit Penal./BW

Swiss Digital Mobile Reklama

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?