Kishte përshtatur lokalin e tij, për organizimin e lojërave të ndryshme të fatit, arrestohet
Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “The player”, për goditjen e aktivitetit të paligjshëm të lojërave të fatit.
Kishte përshtatur lokalin e tij, për organizimin e lojërave të ndryshme të fatit, vihet në pranga 27-vjeçari.
Sekuestrohen 2 paisje elektronike(makineta), të cilat përdoreshin për të luajtur lojërat e paligjshme si dhe një shumë parash që dyshohet se është përfituar nga këto lojëra.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4, bazuar në informacionet e siguruara, për një shtetas i cili ushtronte veprimtarinë e kundërligjshme të lojërave të fatit, në lokalin e tij, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “The player”.
Si rezultat i këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi I. S., 27 vjeç, banues në Tiranë.
Gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në rrugën “Halit Bega”, në ambientet e lokalit në pronësi të 27-vjeçarit, janë gjetur 2 paisje elektronike(makineta), që përdoren për lojëra fati, të cilat u sekuestruan në silësinë e provës materiale së bashku me 1 aparat celular dhe një shumë parash.
Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
KOHA JONË SONDAZH

