Kjo është e dashura e Billës, u përdor si karem për ekzekutimin (FOTO)
Është zbardhur plotësisht grupi që realizoi ekzekutimin mafioz ndaj Hekuran Billës. E përdorur si karrem, në prangat e Policisë së Shtetit ka rënë e dashura e Billës, Adjola Lakra, me të cilin thuhet se kishte një lidhje 2-vjeçare. Arrestimi i 26-vjeçares pritet të hedh dritë me ekzekutimin, i cili mesa duket ka nisur të thurret që në vitin 2006 nga Viktor Marku, atëherë kur Hekuran Billa i vrau vëllanë, Prel Markun në Angli. Lakra ka pasur komunikimet e fundit me Billën.
Që ditën e ngjarjes vajza është shoqëruar në polici dhe ka dhënë shpjegime rreth lidhjes së tyre, ku ka pranuar afrimitetin që ka pasur me viktimën. Lënia e saj të lirë, ka bërë që policia ta mbajë në mbikëqyrje duke kryer përgjimin e saj.
Vetëm pas 15 ditë ndjekje dhe verifikimin e kësaj shtetase, policia dhe prokuroria e Tiranës janë bindur se Adjola Lakra, e dashura e Hekuran Billës, ka bashkëpunuar me Viktor Markun dhe Sabastian Malin, për të ekzekutuar Billën. Viktima kishte dalë nga burgu i Fushë-Krujës rreth një vit më parë, pasi gjyqtarja Enkelejda Hoxha i fali 5 vite burg. 26-vjeçarja pritet që në ditët në vijim të dalë para gjykatës së Tiranës, për tu njohur me masën e sigurisë “arrest në burg”.