“Kjo hata që po ndodh…”, Vasjari: Jemi në krizë totale, nuk kemi asgjë normale në këtë vend

Analisti Arjan Vasjari, duke folur në emisionin “Real Story” në “News 24” deklaroi se Shqipëria sot është në një krizë totale.

Vasjari theksoi se në Shqipëri asgjë nuk është normale, duke shtuar se gjithçka është shfazuar tashmë.

“Kjo hata që po ndodh na ka zhveshur nga sistemet e analizës. Kjo është betejë individësh me koperturë institucionale. Nuk gjen model të kësaj që ndodh në Shqipëri. Sistemi ynë politik është i shfazuar, askush nuk është në vendin e tij.

Institucioni i Presidencës nuk është në vendin që i takon për shembull. Kriza është kushtetute, institucionale, është krizë totale. Nuk kemi asgjë normale në këtë vend. Ndërkombëtarët mund të ketë defektet e tyre, por duan diçka të mirë për këtë vend në vija të përgjithshme. Sistemi politik dhe kushtetutës ka rënë”, tha Vasjari.

SHKARKO APP