“Kjo Qeveri e meriton që populli të reagojë si t’i dojë kokrra e qejfit!”

Nga Roland Bejko

Sido që t’i reagojë populli kësaj qeverie, që nga aktet më të buta, deri tek ato më ekstremet që njeh dhe kanë provuar para nesh demokracitë perëndimore, ata sërish janë legjitimë në veprimet e tyre.

Kështu, djegia e pemëve të dekoruara për festat e funvitit para bashkisë dhe kryeministrisë janë akte legjitime. Janë çaste ndërgjegjësimi, janë shprehje e zemërimit të justifikuar, janë akte civilizimi! Vetëm popujt që dinë të reagojnë ndaj padrejtësive, kanë ndërgjegje. Dhe ndërgjegjia është tregues cilivizimi, sepse deri teksa ajo formohet si e tillë kalon në një akt analize dhe deduksioni shkaqesh, pasojash, rrethanash në trurin e gjithsescilit. Njerëzit në protestë nuk i ka nxjerë instikti i reagimit ndaj dhunës. Por arsyeja, ndërgjegjia, vetëdija, pasi e kanë diskutuar atë gjatë me njëri-tjetrin në rrejetet e tyre sociale.

Pse është një tregues cilivizimi djegia e pemëve dhe revolta e tyre në vetvete?

Sepse kur ka reagime ndaj të tilla padrejtësish ekstreme që bëhen ana e shtetit, i cili ka abuzuar me të “drejtën e dhunës racionale duke i shkelur  hapësirat jetike  qytetarëve të pambrojtur, atëherë  qytetarët janë legjitimë  në kundërpërgjigjen e tyre të dhunëshme duke marrë përsipër gjithë pasojat që burojnë nga ligjet në fuqi”- thotë Hobs.

Prandaj, kukuvajkat që vajtojnë nga brenda kullave të facebook-ut djegien e pemëve, janë thjesht mjeranët, që nuk guxuan të “vajtonin” humbjen e jetës së një djali 25 vjeçar, vrarë pabesisht nga dora e atyre që paguhen për të qenë rojet e tij të natës.

Ai djalë mund të ishte kushdo nga fëmijët e gjithësecilit. Thjesht atij dhe familjes së tij i ra në hise kjo gjëmë!

Por halli  i vërtetë i kukuvajkave të përkëdhelura të pushtetit, nuk është te djegia e pemëve,  por është te rreziku i rrëzimit të qeverisë në rast se protesta bëhet e qëndrueshme dhe e shtrirë në kohë më tej në ditë-netët në vazhdim.

Protesta është rinore dhe qytetare. E zhvilluar ajo në një përmasë të tillë kaq të organizuar nëpërmjet rrjeteve sociale, edhe pse pa drejtues, pa një kokë, u ka kallur datën atyre. Prandaj u duhen gjetur të tilla artifice “të shkeljeve të etikës” për ta diskredituar atë. Njësoj si në vitet 90 që kushdo, që ishte opozitar dhe kundërshtonte komunizmin e Ramiz Alisë, ishte “vandal”. Vetëm këta kanë të drejtë të djegin pemë, makina, goma e dyqane kur protestojnë.

Dihet që revolta e masave është më shumë iracionale në veprime, e më pak racionale, ndaj si e tillë, pjesëmarrësve në të, nuk mund t’u kërkohet të  zbatojnë  norma dhe etikë prej qytetarësh të ftohtë. Është tjetër manifestimi, dhe tjetër revolta. Sot njerëzit në shesh janë të revoltuar dhe kërkojnë drejtësi.

Edhe njëherë, u prehtë në paqe shpirti i Klodianit!

SHKARKO APP