Klajda Gjosha kalon koronavirusin: E kam kaluar lehtë
Ish-ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha ka njoftuar se ka kaluar COVID-19. Lajmin e ka konfirmuar vet ish-ministrja, e cila tha se e kishte kaluar virusin me simptoma të lehta.
Gjatë një interviste për “News24”, Gjosha tha se ka pasur humbje të nuhatjes, të shijes, dhe pak temperaturë e kollë, ndërsa shtoi se përgjatë kohës që ka qenë e infektuar ka është karantinuar.
“E mbaj maskën, por kam pikëpyetjet e mia për mënyrën se si po vepron qeveria sot. Se si po i trajton qytetarët, mjekët dhe infermieret në këtë situatë. Ka shumë çështje të cilat do të kërkonin një strategji të madhe që kemi përpara. Jo vetëm në anën shëndetësore, por dhe në atë ekonomike. Nuk është çështje frike. Se sa është një çështje se si do të menaxhohet kjo situatë. Personalisht e kam kaluar COVID-in. E kam kaluar lehtë. Shpresoj që të gjithë ta kalojnë lehtë. E them për herë të parë. Kam qëndruar në shtëpi, rreth 2 javë. Kam pasur humbje të nuhatjes, të shijes, dhe pak temperaturë e kollë. Kam qëndruar në një vend ku nuk ka pasur kontakte.”, -tha Gjosha.