Klajda Gjosha : Më shumë përkujdesje për moshën e tretë është pjesë e programit të LSI

Ditën e sotme, ish-ministrija e Integrimit, Klajda Gjosha, ka zhvilluar një takim me një të moshuar në zonën e Selitës, në Tiranë.

E moshuara 88 vjeccare kishte arritur të mundte virusin Covid dhe Gjosha i uroi asaj një jetë sa më të gjatë dhe e falenderoi për faktin që e priti në shtëpinë e saj për të treguar shqetësimet e saj.

Gjithashtu Gjosha tregoi se pjesë e programit të LSI është dhe përkujdesje për moshën e trëtë pas shumë sakrificash të bëra dhë eksperiancave të treguara ndaj moshave të reja.

Postimi i saj i plotë :

Jam shumë e lumtur të takoja sot një gjyshe 88 vjecare në Selitë që ka mundur edhe Covid-in! I urova asaj të ketë jetën e gjatë dhe e vlerësoj shumë faktin që më priti në shtëpinë e saj për të ndarë me mua shqetësimet!Më shumë përkujdesje për moshën e tretë është pjesë e programit të LSI, si respekt ndaj eksperiencës dhe sakrificave të tyre!
#shqiperiashtepiajuaj

SHKARKO APP