Klasat e pasditeve do të shkojnë në shkollat e reja: Del udhëzimi i Drejtorisë Arsimore të Tiranës

Tashmë vendimi është marrë. Klasat që deri vitin e kaluar zhvillonin mësimin pasdite, do të kalojnë turn i parë bashkë me mësuesen kujdestare në shkollën më të afërt të rindërtuar, që ofron kapacitetin për t’i pritur e sigurisht edhe me kushte më të mira. Drejtoresha e Drejtorisë Arsimore Tiranë, Arjola Byzyka, sqaron se ky transferim do të jetë vetëm fizik dhe i përkohshëm.

“Shkollat e reja nuk po mbushen me kalime klasash, aty po bëhet regjistrim normal. Te shkolla e re ‘Betim Muço’ në Kombinat, të gjithë fëmijët që e kanë shkollën në atë anë po shkojnë të regjistrohen. Ndërsa në shkollat me mësim pasdite nuk do të ketë asnjë shkrirje klasash. Nxënësit do të shkojnë bashkë me mësuesin e tyre në shkollën më të afërt, ndryshon vetëm vendndodhja e objektit arsimor”.

Drejtoresha sqaron edhe rastin e nxënësve të shkollës “Fan Noli”, prindërit e të cilëve kundërshtojnë transferimin te “Hasan Tahsini”.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Deri më sot është zhvilluar mësim me dy turne, ku prindërit shpeshherë janë ankuar për shkak të kësaj. Shkolla ‘Hasan Tahsini’ u bë ndërtesë e re me 4 kate. Vetë shkolla ka klasat e saj që zënë një kat e gjysmë. Për të mos lënë nxënësit e ‘Fan Nolit’ pasdite, vendosëm që ata të zhvillojnë vetëm fizikisht mësimin te ‘Hasan Tahsini’ paradite, duke qenë se është shkollë me sistem mbrojtjeje ku mësuesja shkon me gjithë fëmijët dhe madje do të jetë edhe nëndrejtoresha e tyre”, sqaron Byzyka. Konkretisht, bëhet fjalë për klasat e dyta, të treta dhe të katërta.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas drejtoreshës së DAR Tiranë, klasa e pestë do t’i gjejë këta fëmijë në shkollën e tyre, praktikë kjo që do të vijojë për një kohë të pacaktuar. “Kur të transferohen në klasë të pestë, ata do të rikthehen në objektin arsimor me këtë emër. Do të ishte logjike që nxënësit të shkojnë te ‘Fan Noli’ dhe të rrinë në të ftohtë, pasi është pa sistem ngrohjeje, ndërkohë që ‘Hoxha Tahsin’ që i plotëson kushtet të qëndronte bosh?! Bëhet fjalë për dy shkolla që janë në një lagje, s’po i çojmë në Kombinat”, ka thënë për gazetën Panorama, Byzyka.

Në hall të madh duket se janë edhe prindër të nxënësve që frekuentojnë shkollën “Vasil Shanto”, që nuk do të hapë dyert më 11 shtator, për shkak se është në rikonstruktim. Disa prindër janë të detyruar t’i dërgojnë fëmijët te “Besnik Sykja” dhe te “Sabaudin Gabrani”. Situata është më problematike për ata me dy fëmijë, të cilët duhet të përshkojnë në pak kohë dy drejtime dhe rrugë të kundërta.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?