Klement Balili, pushime në Sarandë

Klement Balili, ish-drejtori i Transporteve në Sarandë, i shpallur në kërkim për trafik ndërkombëtar të drogës rikthehet sërish në vëmendje të mediave. Partia Demokratike përmes një deklarate dëshmon me foto se Balili shëtit i lirë në Sarandë, madje po shijon edhe ditët e nxehta të verës.

“Dëshmi nga vendngjarja konfirmojnë se sot në mesditë, në kompleksin Sejko në Sarandë është shfaqur Klement Balili, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge. Bashkangjitur janë fotot ku Klement Balili shfaqet mbi një skaf, duke shijuar ditët e nxehta në det”, thotë PD në deklaratën e saj.

Në vijim opozita bën me faj kryeministrin Edi Rama, si personin përgjegjës që i siguron paprekshmërinë Klement Balilit.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ky fakt dëshmon se Edi Rama jo vetëm i siguroi arratinë dhe shpëtimin prej aksionit ndërkombëtar të DEA-s amerikane, policisë greke dhe belge, por po i ofron edhe më shumë garanci e paprekshmëri që ai të bëjë dhe pushime pa i hyrë ferrë në këmbë. Dëshmitë nga vendngjarja konfirmojnë gjithashtu se Eskobari i Ballkanit – sic e cilësoi rrjeti televiziv amerikan CNN – ishte nën shoqërinë e një drejtuesi të lartë të policisë. Edi Rama që po pushon disa kilometra më tej duhet tju shpjegojë shqiptarëve: Cfarë po bënte,  Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Rebani Jaupaj në resortin turistik ku po pushonte i këkuari ndërkombëtar për trafik droge, Eskobari i Ballkanit, Klement Balilaj? Opinionit publik, nuk i nevojitej edhe një fakt më shumë për të kuptuar shpartallimin që Edi Rama i ka bërë rendit, sigurisë dhe Policisë së Shtetit, nëpërkëmbjen e burrave e grave në uniformë, me drejtues që ruajnë parcelat me drogë, që vjelin 30 përqindëshin, e që bëjnë pushime me trafikantët”, thuhet ndër të tjera në deklaratë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në përfundim PD thotë se shqiptarët nuk mund të pranojnë të sundohen nga baronët e drogës dhe krimit, ndërsa thekson se kryeministri Rama po sfidon DEA-n amerikane duke mbrojtur Klement Balilin.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?