Klevis Balliu: Arkitekti i inceneratorëve është Rama, të tjerët janë aksesorë
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu deklaron se arkitekti i inceneratorëve është Rama, të tjerët janë aksesorë. Por sipas Balliut pavarësisht arrestimeve dhe zhurmës mediatike, nuk duhet të largohemi nga problemi themelor i aferës korruptive të inceneratorëve, varfërimi i qytetarëve.
“Arkitekti i inceneratorëve është Rama, të tjerët janë aksesorë. Ndaj pagesat vazhdojnë
Pavarësisht arrestimeve dhe zhurmës mediatike, nuk duhet të largohemi nga problemi themelor i aferës korruptive të inceneratorëve, varfërimi i qytetarëve. Ata vazhdojnë të varfërohen nga inceneratorët, sepse ata vazhdojnë të paguajnë për inceneratorët pavarsisht se arrestohen ministra dhe deputetë. Fakti është që pa larguar Ramën pagesat dhe varfërimi i qytetarëve nuk do të ndalet, pronari i inceneratorëve është Rama dhe jo aksesorët e pushtetit të tij”, shkruan Balliu në postimin e tij në Facebook.