Klevis Balliu del në terren, fton qytetarët në protestë

Deputeti i PD-së, Klevis Balliu ka takuar qytetarë tek Njësia 10 në Tiranë. Gjatë takimeve Balliu i ka bërë thirrje që të bashkohen masivisht me opozitën në protestën e paralajmëruar në 24 janar në orën 17:00. Ai nënvizon se kjo qeveri është kthyer në një cenim për sigurinë kombëtare dhe për të rinjtë shqiptarë. Gjithashtu Balliu bën thirrje për përshkallëzim të protestës deri në krijimin e një qeverie teknike. Kujtojmë se opozita ka organizuar një protestë pas skandaleve të fundit në lidhje me Belinda Ballukun dhe aferën e AKSHI-t.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?