Klevis Balliu: Gjithçka rritet përveç rrogave dhe pensioneve

Shefi i Organizimit të Rithemelimit, Klevis Balliu, përmes një postimi në rrjetet sociale ka reaguar në lidhje me rritjen e çmimit të naftës në vend.

Balliu shkroi se përveç naftës, në vend janë rritur edhe çmimet e shportës, taksat, kostot e sterilizimit dhe ato të kilometrave në rrugë, por vetëm rrogat dhe pensionet nuk kanë pësuar rritje.

Sipas tij varfëria e shqiptarëve është qëllim dhe interes direkt i Edi Ramës.

Postimi i plotë:

Gjithçka rritet përveç rrogave dhe pensioneve.

Nafta 197 lekë për litër. Në pak javë çmimi i naftës është rritur 4 herë.
Sot është rritur me 5 lekë përsëri.
Në Shqipëri rriten çmimet e shportës,rriten taksat, rritet cmimi i naftës, rriten kostot e sterilizimit,rriten kostot per kilometer rrugë, rriten plantacionet e droges,rritet krimi,rritet ndertimi.Vetëm rrogat dhe pensionet nuk rriten.
Varfëria e shqiptarve eshte qëllim dhe interes direkt dhe vetem i Edi Ramës.Sa më i varfër një popull aq më e lehte është ta kontrollosh e ta shtypesh.

SHKARKO APP