Klevis Balliu: Mazhoranca fshihet si struci, arkitekti dhe ushtari i inceneratorëve ja kanë mbathur

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, njëherësh shef i Organizimit në Grupimin e Berishës thotë se mazhoranca fshihet si struc, ndërkohë arkitekti i inceneratorëve dhe ushtari ja kanë mbathur.

Balliu shton se kjo qeveri ka rënë dhe është koha e momenti që t’i japim goditjen finale për ta ngordhur këtë mostër politike që quhet rilindje.

Postimi i plotë: 

Swiss Digital Desktop Reklama

Mazhoranca fshihet si struci
Arkitekti i inceneratorëve i gjati,ja ka mbathur.
Ushtari i inceneratorëve tigri,ja ka mbathur.
Ska vrimë që do i shpëtoj këta hajdutë që me aferat e tyre kanë pëdhunuar xhepat e shqiptarëve dhe vazhdojnë ti boshatisin me aferën e inceneratorëve.
Kjo është një qeveri e rënë,është koha dhe momenti që ti japim goditjen fatale për ta ngordhur këtë mostër politike që quhet rilindje.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?