Klevis Balliu mbërrin tek selia e PD-së: Do flas më vonë

Nuk ishte pjesë e listës së PD-së për qarkun e Korçës, ish-deputeti Klevis Balliu ka mbërritur tek selia e PD-së, por ka refuzuar mediat, ku tha se ”Do flas më vonë”. Me 310 vota kundër nga 470 në total, ai u skualifikua nga lista e kandidatëve për deputetë në degën e Pogradecit. Ai ka qenë një nga udhëheqësit e protestave të banorëve në zonën e Astrit në Unazën e Re në Tiranë si dhe një nga zërat më të fortë të selisë blu kundër qeverisë, por duket se demokratët nuk janë të kënaqur nga puna dhe kontributi i tij duke e përjashtuar nga lista si kandidat për deputet.

SHKARKO APP