Klevis Balliu me banorët e Astirit: Të dalë Edi Rama përpara, jo policët
Lidhur me incidentet e dhunshme të shënuara në Astir, ka pasur një reagim dhe ish-deputeti Klevis Balliu. Sipas tij opozita ka qenë në krahun e tyre, por nuk mund të merrte armët ndaj dhunës barbare të shtetit.
“Banorët kanë rezistuar, banorët kanë fituar, e vetmja rrugë e Ramës mbeti shkelja e gjithë ligjeve. Rama dhunoi barbarisht fëmijë e gra në Unazë, ndërkohë Kajmakët e hajdutët janë ende të lire.
Sot në Rilindje ka shpërthyer shampanja për këtë dhunë, kemi disa evidentime për disa efektivë që dhunojnë popullin.
Rama i mashtroi, Veliaj është përgjegjës për një vdekje këtu në Unazë, pasi hoqi sinjalistikën. E gjithë Shqipëria të marrë shembull nga këta banorë, ata gëzojnë atë që kanë luftuar.
Banorët do dëmshpërblehen, është e sigurt, nuk do lejohet të harrohet kjo kauzë në ‘Unazë”, u shpreh Balliu.
Ndërkohë që i pyetur nga gazetarët, se pse nuk ka qenë opozita në orët e para të mëngjesit në Astir, Balliu u shpreh:
“Unë e kuptoj atë të banorëve, po këta kanë qenë këtu që para nesh, në orën e gjashtë e pak mnuta ka qenë Edmond Spaho këtu, ne nuk jemi ushtarë, ne kemi ardhur për të denoncuar. Kjo zgjidhet duke u bashkuar të gjithë, le të dalë Edi Rama përballë nesh, jo policët”.