Klevis Balliu para Bashkisë së Tiranës: Protesta do të zgjasë derisa Shqipëria të ketë drejtësi

Opozita është mbledhur sërish para bashkisë së Tiranës për të kërkuar dorëheqjen e kryebashkiakut Erion Veliaj.

Në këtë tubim Klevis Balliu pohoi se protestat nuk do të ndalen deri sa të rrëzojnë qeverinë.

Kjo është qeveri e Sinaloas. Kryebashkiaku është kapur herën e fundit duke i dhënë para bashkëshortes së tij. Ata i kanë krahët e ngrohta. (Ndërhyn policia dhe bën thirrje për qetësi.) Shko dhe arresto hajdutët. Ik bërtisni për rrogën tuaj që ju rrisin orët e punës dhe nuk ju japin rrogat. Mos bërtisni për Veliajn. Ne po protestojmë se këtu nuk ka drejtësi, por këta vetëm vjedhin. Këta hajdutë që ka për ta një mal me prova dhe fakte janë të lirë. Ndërkohë arrestohen qytetarët. Vetëm në këto dy ditët e fundit kemi denoncuar drejtoreshat e këtij që i japin tendera njerëzve të vetë. Kjo protestë dhe kjo qëndresë do të zgjasë deri sa Shqipëria të ketë drejtësi dhe të jetë si gjithë Europa”, tha Balliu.

 

SHKARKO APP