Klevis Balliu: PD në pushtet nuk do t‘i harrojë grabitjet e Ramës

Gjatë protestë së zhvilluar sot nga banorët e Unazës së Re, ish-deputeti demokrat, Klevis Balliu, u premtoi banorëve se Partia Demokratike nuk do të harrojë asnjë vendim të qeverisë Rama kundër tyre, apo vjedhje që kjo qeveri i ka bërë pasurisë së shqiptarëve.

Pjesë nga fjala e Klevis Balliut:

“Mirëmbrëma banorë të Unazës. Është pikërisht kjo energji që tmerron këtë qeveri dhe këtë kryeministër që gjezdiset me një ushtri me truproja nëpër Shqipëri. Sot një tjetër shqiptar ka vdekur në burgun famëkeq dhe ky kryeministër nuk mban një qëndrim, sepse këtij nuk i hyn në punë jeta e shqiptarit, dhe jo të shkojë në Greqi dhe ti kërkojë llogari, sepse ky është racist.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shkon në Berlin dhe kërkon të heqë taksën Haradinaj, fut gazin lotësjellës në shtëpitë tuaja, siç bëri te Bregu i Lumit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sa mund të durohet ky njeri? Ky njeri është përgjegjës se e ka rritur borxhin me 2.7 miliard  euro. Tani do ta pyesim ku kanë shkuar këto para?

Këto para mund të ishin përdorur për të dëmshpërblyer banorët. Ky është një njeri anti zgjedhje. Ky është pushtues dhe duhet ta trajtojmë si të tillë, ta tërheqim zvarrë.

Pse e mbani në burg Dorian Protoduarin? Pse nuk i fusni në burg ata që vodhën 40 milion euro? Tani po ju bëj një premtim. Ju me këto dënime i keni hyrë në hak këtyre familje. Ju garantoj se Partia Demokratike nuk do i harroj këto vendime. Për dhunën, për ato vendime, për qindra të arrestuar, dhe për çdo vjedhje, ta harroni se do i shijoni ato lekë.”, tha Balliu.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?